Është e trishtuar që fundi i yjeve të preferuar të Hollywoodit gjithmonë do të na kujtojë për veprat e lëna gjatë karrierës së tyre. Heath Ledger ishte duke xhiruar filmin “The Imaginarium of Doctor Parnassus” kur humbi jetën tragjikisht. Obduksioni tregoi mbidozën si shkak të vdekjes.
Trupi i tij u gjet në vitin 2008, në një ndërtesë banimi në pjesën elitare në Nju Jork. Anton Yelchin, aktori i ri amerikane me prejardhje ruse, ndërroi jetë një aksident bizar. Aktori i njohur nga “Start Trek Beyond” pësoi aksident me automobil. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Brandon Lee, i biri i Bruce Lee, kishte vetëm 28-vjet, kur vdiq në setin e filmit ‘The Crow’. Në fakt, gjatë xhirimeve, në vend të plumbave të rremë ishin përdorur plumba të vërtetë.
Në skenën ku një hajn shtie në Brandon, duke e qëlluar në stomak. Kjo shkaktoi vdekjen e tij dhe shumica sot dyshojnë për një vrasje të qëllimtë. Bruce Lee ndërroi jetë pasi përfundoi xhirimin e filmit ‘Enter the Dragon’. Pas darkës me kolegë, ai u ankua për dhimbje të madhe në kokë. Kishte konsumuar një tabletë kundër dhimbjeve, ra për të fjetur dhe nuk u zgjua më. Për vdekjen e tij është folur me vite të tëra dhe ka pasur teori se ai është vrarë nga mafia kineze, Triada, se është helmuar, ndërsa kishte informacione se në lukthin e tij është gjetur kanabis, si dhe kombinim i tepruar të barnave për relaksim të muskujve dhe antibiotikëve.
Marilyn Monroe është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj më 5 gusht 1962. Atë e gjeti psikiatri i saj në orët e hershme të mëngjesit. Versioni zyrtar i vdekjes së saj është mbidoza e barnave, por për vdekjen e saj ka shumë teori. Gjatë asaj kohe, ajo po xhironte filmin ‘Something’s Got to Give’. Oliver Reed ndërroi jetë në Maltë, në pushim gjatë xhirimit të filmit ‘Gladiator’. Shkaktar i vdekjes ishte goditja në zemër.