Tashmë gjithçka është zyrtare, Bundesliga gjermane e futbollit do të fillojë brenda këtij muaji.
Këtë e konfirmoi Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila shprehet se vendimi është miratuar nga qeveria.
Por për datën fikse i takon Ligës Gjermane të Futbollit që të vendosë. Ato do të zhvillojnë një takim ditën e nesërme ku do të merren vendime për mbarë vajtjen e kampionatit.
Të gjitha nëntë ndeshjet e mbetura do të luhen me dyer të mbyllura. Bayern Munich kryeson kampionatin me 4 pikë larg vendit të dytë të Borussia Dortmund.