Zevendespresidentja e Iranit është diagnostikuar me koronavirus, njoftojnë mediat shtetërore, pasi vendi lufton të vazhdojë përhapjen e sëmundjes.
Masoumeh Ebtekar është në mesin e 254 personave të infektuar me virusin në vendin e Lindjes së Mesme, ku nga shpërthimi janë vrarë 26 persona.
Ajo njihet më mirë ndërkombëtarisht si zëdhënëse në gjuhën angleze për mbajtësit e pengjeve që u kapën nw ambasadën amerikane në Teheran në 1979, duke shkaktuar një krizë diplomatike 444 ditore.
Rastet e koronavirusit në Iran u rritwn nw 106 gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit të enjten. Numri i vdekjeve të vendit nga shpërthimi është më i lartë se çdo vend, përveç Kinës, ku filloi epidemia.
Përhapja ka bërë që autoritetet iraniane të anulojnë lutjet e së Premtes në Teheran. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Kianush Jahanpur tha se kishte gjithashtu plane për të vendosur kufizime në disa vende të shenjta myslimane, por plani “ka nevojë për miratimin e presidentit para se të kryhet”.
Z. Jahanpur, duke folur për TV shtet, u bëri thirrje iranianëve të shmangin “udhëtimet e panevojshme brenda vendit”.
Agjensia shtetërore e lajmeve IRNA tha se shtetasve kinezë u është ndaluar hyrja në vend. Kufizime të ngjashme janë zbatuar nga dhjetëra kombe të tjera përfshirë SH.B.A., Rusi, Korenë e Jugut dhe Australi në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.