Pse tu desh!!
- Kush jemi ne?
- Pse vijmë në jetë?
- Për të jetuar apo për të na vrarë?
- Kush i ka fajet?
- Kush i vuan pasojat?
Me ka shqetësuar gjithmonë ideja e trajtimit të gjinisë, që në zanafillë, pasi që kur lind një vajzë populli ynë e ka shoqëruar dhe e shoqëron me fjalinë proverbiale: “He vajzë lindi, e hangërt dreqi, qoftë darka e dreqit” apo edhe më keq, “Kur lind vajzë thonë qajnë edhe trarët e shpisë” dhe “Kur lind djalë, lindi shtylla e shpisë”… A thu mos nuk e bëjmë edukimin siç duhet që kur na lindin??!!!
- Mos fol, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Mos mendo, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Mos ec përpara, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Mos u mbaj, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Mos të kesh shoqëri, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Mos u vish me shije, se nuk ke të drejtë, se je femër!!!
- Dëgjo, puno, hesht, se ashtu duhet, se je femër…
Jeta është e barabartë i dashur mashkull, i dashur mik, i dashur vëlla, i dashur baba, si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Jeta është vetëm një dhe atë ta jep Zoti dhe vetëm ai ta merr, e nuk ka të drejte të ta marrë jetën askush!!!
I dashur mashkull, vëlla, baba, mik, koleg, nuk bërë asgjë tjetër, vetëm se vrave një femër, një motër, një vajzë, një nënë. More jetën e nënës së 3 vajzave të tua, por edhe të vëllait të saj, që rrekej, të mbronte e të ndihmonte motrën, kur ti e le në mes të rrugëve me tre fëmijë, më e madhja 10 vjeçe…
A çfarë mund të them më gjatë se kaq, dhimbjen ma mbyt loti në këtë ditë të zezë,që po bëhet fenomen i ditës, hajde të vrasim një jetë, të vrasim një nënë.