Dr. Rovena Vata, ishte pjesë e promovimit të “Lahutës së Malcís”, në gjuhën frënge, të përkthyer nga studiuesi, shqiptaro-francez, Abidin Krasniqi, në aktivitetin e organizuar në Lezhë, me datë 22.02.2020. Dr. Rovena Vata, është studiuesja më e reja në Shqipëri me gradën shkencore “Doktor”, e graduar që më 17.06.2013 si “Doktore e Studimeve Albanologjike” dhe ka mbaruar studimet e Masterit të Shkencave me “Medalje të Artë”, në vitin 2010.
Dr. Rovena Vata është Kryetare e degës mësimore /kurrikulave dhe titujve akademikë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, që prej datës 08.04.2011. Dr. Rovena Vata jep mësim në auditoret e universiteteve shqiptare, duke filluar që prej vitit 2011 e deri sot.
Ajo ka qenë pjesë e Universiteve të Gjakovës “Fehmi Agani” – Gjakovë, Universitetit “Justicia”, “Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës”, Universitetit “Aleksandër Mosiu” – Durrës, Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, Universitetit të Arteve – Tiranë, Universiteti Europian i Tiranës, etj. Lëndët të cilat ka ligjëruar dhe vazhdon të ligjërojë ndër vite janë: “Drama shqipe”, “Shkrimi kreativ”, “Histori e letërsisë shqipe-III”, “Analizë e zhanreve”, “Bazat e retorikës”, “Bazat e gazetarisë”, “Etikë e mësimdhënies”, “Kritika letrare”, “Tregimi shqiptar”, “Histori Arti”, “Letërsi shqipe”, “Tekste arbereshe”, “Historia e Kulturës Shqiptare”, “Shqipja letrare e shek. 15-19”, “Shkrim ligjor dhe shkrimi akademik i avancuar”, “Metodat e kërkimit Shkencor në Edukim”, “Politika arsimore dhe legjislacioni në edukim”, “Drejtimi dhe Administrimi në Arsim”, “Pedagogji familjare”, “Aftësim në Informacion”, “Zhvillimi i të menduarit kritik”, “Morfologjia e gjuhë shqipe”, “Zhvillimi i Kurrikulës”, “Medotat e të nxënit”.
Dr. Rovena Vata është botuese e katër monografive shkencore dhe akademike: “Fantastikja në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit”, “MagnaSken”, Shkup, 2019, ISBN: 978-608-66191-1-4 “Identitet kulturor përmes vlerash”, “Botime Nacional”, Tiranë, dhjetor 2018, ISBN: 978-9928-264-14-5 “Urë fjalësh midis letërsisë dhe antropologjisë”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Tiranë, tetor 2015, ISBN: 978-9928-161-85-7 “Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj”, “Naimi”, Tiranë, 2013, ISBN: 9789928-109583 Dr. Rovena Vata ka marr pjesë në rreth 450 konferenca, simpoziume dhe aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe është pjesë e bordeve në revistat më të rëndësishme shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Numëron rreth 560 vlerësime dhe çmime për punën shkencore dhe akademike.
Shkruan: Besnik Paci dhe VLLAZNIT DOMGJON.