Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, përmes një komunikimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka deklaruar se, “Për moskapjen e shtetit, duhet ndryshim sistemi”.
Në shënimin e tij, kryelegalisti, thekson se, “pas 30-vjet pluralizëm, themelet e demokracisë janë të rrezikuara”, ndaj dhe kërkohet mbështetje qytetare për të mos lejuar kapjen e institucioneve të pavarura dhe cënimin e rendit kushtetues nga një kryeministër delirant, i cili nuk njeh limite në marrëzinë dhe egon për ta bërë Shqipërinë një vend autokratik, me frymëzim erdoganist apo putanist.
Për Z. Axhami, “Forma e regjimit, me një mbretëri kushtetuese parlamentare, do të ishte zgjidhja e duhur për të garantuar stabilitet politik dhe institucional.
Me ardhjen në krye të PLL-së, të Z. Shpetim Axhami, kjo forcë politike dita-ditës po rifiton pozicionin e saj në spektrin politik shqiptar, duke qenë një subjekt që qartazi shfaq ambicie dhe objektiva konkretë në garat e ardhshme elektorale.
Për opinionin qytetar dhe atë mediatik.
Për moskapjen e shtetit, duhet ndryshim sistemi.
Ndërkohë kur pas 30-vjet pluralizëm, themelet e demokracisë janë të rrezikuara, ku kryeministri tenton nje shtet autokratik me kapjen e institucioneve te pavarura, me patjetër kerkohet MBESHTETJE QYTETARE për të mos lejuar një gjë të tillë.
Për PLL, një krizë e tillë mes institucioneve më të larta shtetërore, me akuza të rënda tē ndërsjellta e ka bazën tek ndërhyrja e politikës në ngritjen e këtyre institucioneve.
Forma e regjimit, me nje mbretëri kushtetuese parlamentare, do të siguronte nje kryetar shteti mbi interesat partiake, ku drejtësia dhe gjithë struktura e tjera të pavarur shtetërore do të ishin të shkëputura përfundimisht nga politika momentale afatshkurter me interesa subjektive.
Pa një shtet ligjor të pavarur demokratik nuk mund të sigurohet nje zhvillim ekonomik social kombetar.