Në përkujtim të 20 shkurtit 1991, ku qytetarët shqiptarë vërshuan të rrëzonin bustin e dikatorit Enver Hoxha, si dhe t’i jepnin jetë shpresës për LIRi dhe DEMOKRACI, kreu i Lëvizzjes së Legalitetit, Shpetim Axhami, ka apeluar shoqërinë shqiptare se një ngjarje e tillë duhet të memorizohet, pasi tek ai moment epokal frymëzohen betejat kundër diktatorëve dhe lindin shpresat e përmbysjeve të tyre në cdo kohë dhe formë që shfaqen.
20 Shkurti, dita e shembjes së bustit të diktatorit duhet të kujtohet dhe të sherbejë për ne si një ditë e triumfit të lirisē mbi izolimin, si ditë e triumfit të jetës mbi vrasjet.
Kjo ditë duhet të na jap mësim se diktatorët dhe diktatura, duhen të shemben jo vetëm nëpërmjet bustit, por diktatorët dhe diktatura duhet të shembet edhe në ideologji, përndryshe ajo rrezikon të përsëritet në forma të reja.