Amir Rrahmani i cili po zhvillon një sezon fantastik me klubin e Hellas Veronës ku edhe bindi drejtuesit e Napolit të paguanin 14 milionë euro për të firmosur me kapitenin e përfaqësues Kosovare ka dhënë një intervistë për “L’Arena”.
Ish mbrojtësi i Partizanit ka folur për shokun e skuadrës Marash Kumbullën të cilin e vlerëson më shumë se Mathijs De Ligtin e Juventusit. “Kumbulla është njësoj i fortë se De Ligti, mbase dhe më shumë”, ka theksuar futbollisti i Veronës, Amir Rrahmani.
Kujtojmë që për Kumbullën interesohet ekipet më prestigjioze të Italisë si dhe klube e Manchesterit në angli si dhe Marsille në Francë.