Nga Dr. Rovena VATA
Sot Nikoll Prendi, i cilësuar si fëmija fenomen, lidhi bashkë, dy faqe të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, lidhi bashkë dy kolos të identitetit shqiptar: Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe At Gjergj Fishtën.
Më 17 janar 2020, në qytetin e Lezhës, me rastin e 552 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në aktivitetin përkujtimor të mbajtur në Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, përmes vargjeve të At Gjergj Fishtës, nderon imazhin e Gjergj Kastriotit, Nikoll Prendi.
Niko i Vogël e quajnë të gjithë, pasi ai është një fëmijë vetëm 7 vjeçar dhe interpreton 2800 vargje të At Gjergj Fishtës.
Nikoll Valentin Prendi është me origjinë nga Gojani dhe me banim në Balldre-Lezhë.
Niko i Vogël është një Fishtë i vogël, pasi ka filluar recitimin e vargjeve fishjane, që në moshën 4-vjeçare.