Qeveria ka vendosur të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj. Nga vendimi përfitojnë 663 mijë pensionistë.
Pavarësisht situatës që po kalon vendi pas tërmetit, ku është akordoruar dhe fondi për rindërtim do të jepen shpërblime edhe për pensionistët, që është më i ulët se viti i kaluar.
Denaj tha se ata do te marrin nga 3 mijë lekë të reja, ndërkohë që në vitet e mëparshme ky shpërblim ishte 5 mijë lekë.