Rivaliteti mes tij dhe Mesit duket se do të jetë i përjetshëm.
Portugalia triumfoi me shifrat 0-2 ndaj Luksemburgut në transfertë, duke siguruar kalimin në Euro 2020, me luzitanët që u renditën të dytët në grupin e tyre.
Gjatë sfidës pati disa momente, ku Ronaldo nuk lihej i qetë nga tifozët vendas, të cilët këndonin në kor, këngën e famshme që përdorin tifozët e Barcelonës për Leo Messin.
Padyshim që Ronaldo do të ketë kaluar momente të sikletshme, por duke qenë se skuadra e tij arriti kualifikimin këto detaje mund të harrohen lehtësisht.