E vogla e klanit Kardashian-Jenner u përfshi në një aksident teksa po shkonte në festën e Demi Lovato.
Shoferi i makinës së Kylie Jenner u përplas me një “Honda”, duke lënë miliarderen jashtë festës së Halloween.
Sipërmarrësja ishte në makinë me mikeshën Anastasia Karanikolaou, të cilat nuk pësuan lëndime.
Në këtë festë maskimesh, Kylie u frymëzua nga veshja e Madonnës në VMA 2003, ndërsa Anastasia u vesh si diva e muzikës, Britney Spears.