InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Karta studentore e spiunit me pagesë….

17 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Karta studentore e spiunit me pagesë….

Elona CASLLI

Meqënëse në profilin tënd zyrtar na kishe ftuar të jepnim mendimin Rama, lidhur me nismën tënde të re, e kam të pashmangashme mos t’i shkruaj dy fjalë lidhur me këtë marrëzi…

Nëse do të kishe marrë mundimin të lexoje dhe mandej të kuptoje domethënien e fjalës- UNIVERSITET-, nuk do ta kishe ndërmarrë asnjëherë këtë nismë. Çdo universitet, Rama ka në strukturën përbërëse, atë që quhet -Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë (NJSBC)’’. Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë.

Ky sistem, ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen ne statutin e institucioneve të arsimit të lartë. NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë.

Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruara nga IAL. Cit- Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë Kjo ide që ti e quan një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit, në të vërtetë, është detyrë e Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, që përbëhet nga shtatë anëtarë.

Pesë anëtarë janë përfaqësues të stafit akademik nga njësitë kryesore, një përfaqësues i Këshillit Studentor dhe një ekspert i jashtëm. Anëtarët e njësisë në Universiteti miratohen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit. Detyrë sistematike e Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, është edhe hartimi i pyetësorëve të studentëve në çdo fund semestri. Hartimi i pyetësorëve bëhet me qëllim, që të identifikohen probleme dhe çështje të ndryshme.

Dhe ndonëse ti e ke vështirë ta besosh, pyetësorët nëse hartohen dhe lexohen ashtu siç duhet, nxjerrin në pah shumë të vërteta. Pas përpunimit të të dhënave nga pyetësorët, hartohet një raport dhe dalin disa përfundime. Duke u bazuar tek përfundimet, individët përgjegjës marrin masat e duhura, kundrejt çështjeve apo individëve të caktuar, në mënyrë që viti i ardhshëm akademik të jetë më i suksesshëm dhe problematikat e një viti më parë të mos shfaqen më.

Post Scriptum- Nga përvoja e universiteteve në perëndim, rezulton se çdo student para se të hyjë në një provim, plotëson një pyetësor, i cili përmban pyetje të ndryshme, qoftë për pedagogun e lëndës, qoftë për procesin mësimor në terësi. Ndaj, kjo nismë Rama nuk më duket gjë tjetër, veçse nisma për t’u pajisur me kartën studentore të spiunit me pagesë.

Të Lidhura

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026
Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com