InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Harta Shpirtërore “Streha mes Reve”

16 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Harta Shpirtërore “Streha mes Reve”

Elona CASLLI

Kur përballemi me fjalën “ Hartë” , secilit prej nesh i shkon menjëherë mendja tek një vizatim që paraqit të zvogëluar gjithë sipërfaqen e Tokës a një pjesë të saj, sipërfaqen e një shteti a të një krahine. Po sikur të shkonim përtej këtij përcaktimi të saktë dhe të ftohtë?!

Të mbërrinim tek Harta Shpirtërore. Harta Shpirtërore nuk ka kufij. Ajo priret t’i rrëzojë kufijtë, të shtrihet në çdo hapësirë ku frymojnë njerëzit dhe ku gjallojnë shpirtrat, për të rrëfyer një histori, për t’i dhënë zë një drame që ka vite që rritet në heshtje, për ta bërë të padukshmen të dukshme. Streha mes Reve është një gjurmë në Hartën Shpirtërore. Një gjurmë e cila nuk rrëfen historinë e një njeriu, por dramën e shumë njerëzve.

Besniku është njëri prej nesh. Besniku mund të jem unë, Besniku mund të jesh ti, Besniku mund të jetë fqinji që jeton përballë teje dhe ty të duket krejt i çuditshëm, sepse kridhet në heshtje të gjata dhe zhytet në periudha të gjata vetmie. Njerëzia është gjithmonë e prirur ta gjykojë, ose ta përçmojë atë që nuk arrin ta kuptojë. E në Veri të Shqipërisë, në një vend ku toka bëhet njësh me qiellin, jeton një qënie e keqkuptuar. Strehohet në brendinë e tij, strehohet në besimin e tij, për të gjetur forcën për ta përballuar dhimbjen e ekzistencës.

Gdhend në dru dashurinë e mohuar. Vetmia i peshon më pak , kur gdhend tiparet e gruas që nuk e pati kurrë. Me sytë e saj pranë orët kalojnë më shpejt. Mandej atje i strehuar mes reve lutet për një kohë të gjatë. Takohet me Zotin, me atë Zot të cilit shumë njerëz duan t’i vënë një emër, me atë Zot të cilin të gjithë duan ta përvetësojnë. Por ai beson se Zoti është i të gjithëve, se shtëpia e Zotit nuk mund të ketë një emër. Mes familjarëve ndihet krejt i huaj, si një mysafir që vjen pa lajmëruar e shkakton shqetësim e trazim brenda një shtëpie.

Duket se e vetmja prani që e mirëpret është mbesa e vogël, e cila është e vetmja që arrin të shohë atë që tjerët nuk mund ta shohin. I etur për lartësinë e mendimit, ai vendos të strehohet përjetësisht mes reve…

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com