Një video e mbërritur në redaksinë e”InfoPressAlbania”, dëshmon prepotencën e kreut të bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes urdhërave të dhënë, lëshon policinë bashkiake për të përzënë lypsarët dhe varfanjakët që u shtrijnë dorën kalimtarëve në kërkim të lëmoshës për kafshatën e tyre të gojës, ndërsa nga tjetër, vetë kreu i bashkisë po zapton cdo hapësirë të mundshme me kulla të shumta që provohen gjerësisht që janë afera korruptive dhe marrëdhënie klienteliste me një grup oligarkësh.
Përmes pamjeve, shihet qartazi arroganca e policsë bashkiake, e cila pa pyetur aspak për gjendjen e kësaj shtrese njerëzish, që të detyruar nga mbijetesa dalin dhe shtrihen në trotuar për lëmoshë, por me një zell të shfrenuar zbatojnë urdhërin e eprorit të tyre.
Erion Veliaj, me lidhjet e tij të shumta me oligarkët e Tiranës, që po shtrijnë duart e tyre të babëzitjes, po gllabëojnë cdo hapësirë të mundshme, duke e administruar kryeqytetin me një papërfillshmëri absolute ndaj qytetarëve dhe grupeve të interesit.