InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Kuriozitete interesante që me shumë gjasë nuk i keni ditur!

8 Shtator, 2019
in Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Kuriozitete interesante që me shumë gjasë nuk i keni ditur!

Nga 270 shkëmbinj të marrë nga Hëna nga astronautët e SHBA-së dhe që i janë dhuruar botës, 180 rezultojnë aktualisht të humbur.

Qeveria amerikane, mori pa asnjë kompensim nga fisi indian vendas Siuks, tokën në të cilën u skalitën fytyrat e themeluesve të SHBA-së në Malin Rashmor. Vitet e fundit, Uashingtoni ka ofruar mbi 1 miliardë dollarë si kompensim, por indianët Siuks refuzojnë paratë, duke thënë se toka nuk ka qenë asnjëherë në shitje.

Mendohet se nën oqeane ka mbi 100 mijë male të paeksploruara.

Papa Françeku, punoi për një kohë të shkurtër kur ishte i ri si kimik, dhe më pas si truproje në një klub nate, para se të niste shkollën për t’u bërë prift.

Filmi i famshëm amerikan “Top Gun” me protagonist aktorin Tom Kruiz, u realizua në bashkëpunim me Pentagonin. Marina amerikane, ngriti pika rekrutimi në kinematë ku shfaqej filmi, dhe sondazhet treguan shpejt një rritje të besimit të publikut amerikan tek ushtria.

Për ata që kanë probleme me gjumin, studiuesit thonë se një javë e kaluar në natyrë në një kamping, pa paisjet elektronike, e rivendos zakonisht orën biologjike të trupit, dhe sinkronizon hormonet tona të melatoninës, me lindjen dhe perëndimin e diellit.

Meqë shumë insekte femra çiftohen vetëm një herë në jetën e tyre, popullatat e insekteve mund të kontrollohen duke lëshuar në natyrë tufa meshkujsh sterilë. Femrat çiftohen me ta, nuk lënë kurrë pasardhës, dhe në fund ngordhin. Kjo metodë, ka zhdukur popullatat e insekteve të rrezikshme në disa rajone të botës.

Letra mund të riciklohet vetëm 6 herë. Pas kësaj, fibrat janë shumë të dobëta për të qëndruar së bashku.

Në vitin 2010, policia në Belfast, Irlandën e Veriut, përdori muzikën e furgonave që shisnin akullore, për të qetësuar adoleshentët që protestonin të zemëruar.

Njerëzit e lashtë në Amerikën Jugore, gjuanin armadilos në madhësinë e një makine, dhe më pas e përdornin zhguallin e tyre si shtëpi.

Çdo “Zemër e Purpurt”, një nga medaljet e nderit që jep ushtria amerikane që nga viti 1945, është në fakt një nga 500.000 medaljet e këtij lloji të prodhuara në pritje të viktimave në rradhët e amerikanëve, që do të shkaktoheshin nga pushtimi i Japonisë, por që u parandaluan nga hedhja e bombës atomike.

Babai i aktorit të njohur amerikan Udi Harelson, ishte një vrasës serial. Ai vdiq në burg, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Kompania e njohur gjermane “UPS” kishte në fillim probleme në rekrutimin e shoferëve gjatë fazës së zgjerimit të aktivitetit të saj ne vend, për shkak të uniformës së kadifejtë, që ngjante shumë me uniformën e dikurshme të një të riu hitlerian. Në këto kushte, “UPS” u detyrua të ndryshojë në të gjelbër ngjyrën e uniformës.

Të gjithë arinjë panda, janë pronë e shtetit të Kinës. Ato u jepin me qira kopshteve zoologjike në vende të ndryshme të botës, për një shumë prej 1 milionë dollarësh në vit për secilin prej arinjve, për një periudhë së paku 10 vjet.

Në Marinën Mbretërore të Britanisë së Madhe, ekziston një supersticion sipas së cilit fishkëllima e një personi në bordin e një një anije, mund të ndjellë stuhi me erëra të forta. Tradicionalisht, i vetmi person që lejohet të fishkëllejë është kuzhinieri i anijes, pasi do të thotë se ai nuk e ha ushqimin.

Pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik, i shkaktoi ushtrisë gjermane 95 për qind të të gjitha viktimave gjatë viteve 1941-1944.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore punëtorët amerikanë të fabrikave, prodhuan më shumë se 2 herë më shumë se homologët e tyre gjermanë, dhe 4 herë më shumë sesa ata japonezë, duke nxitur industrialistin Donald Dagllas të shprehej:”Ja prova që njerëzit e lire, mund të prodhojnë më shumë sesa skllevërit!”.

Një e treta e të gjitha padive gjyqërsor për divorc në vitin 2011 në SHBA, përmbanin fjalën “Facebook”.

Një qen orientoi me qetësi 30 persona të zbrisnin 1.463 shkallë nga Qendra Botërore e Tregtisë ditën e sulmeve të 11 Shtatorit 2001, pavarësisht konfuzionit, tymit dhe zhurmës përreth tyre. Pasi i çoi ata në një vend të sigurt, qeni ndihmoi pastaj një grua që ishte verbuar nga zjarri. 

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com