Nga Guxim Alimani
“I love Tropoja’-titullohet filmi i ri i Ermal Mamaqit i cili jo vetem skenarin por dhe shumicen e xhirimeve i ka zhvendosur ne qytetin Alpin e pikerisht ne Luginen e Valbones.Pritet qe filmi i ri Mamaqit dedikuar plotesisht Tropojes te tejkaloje edhe pelqyeshmerine e madhe qe kishte produksioni i tij”Dy gisht mjalte”.
Kryebashkiaku i Tropojes Rexhe Byberaj vizitoi artistet ne vendin e xhirimit dhe shtroi per ta nje darke ne njerin nga resortet e zones.Ai ju shprehu regjizorit dhe aktoreve mirnjohjen per proklamimin publik te vlerave te veçanta te kesaj treve dhe ju ofroi ndihme te pakursyer per t’ju lehtesuar perfundimin e ketij projekti i cili ne thelb eshte nje qartesim i imazhit e traditave te shkelqyera te Tropojes.
Perveç emrave te njohur te kinematografise shqiptare si Bruno Shllaku,Bujar Asqeriu e Marjana Kondi ne film spikat emri i aktores tropojane Arjola Demiri e cila eshte ne zenithin e saj per shkak te paraqitjeve te mrekullueshme ne teater dhe ne produksionet filmike televizive sidomos ne Kosove.
Regjizori Mamaqi shprehet i mrekulluar sidomos nga pritja e banoreve e bizneseve te Valbones dhe sidomos e autoriteteve te pushtetit vendor.