Prej disa ditësh, aktorja e njohur Olta Gixhari është në qendër të vëmendjes, pas deklaratës se është e dashuruar.
Por një ditë më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa publikoi disa fotografi me këngëtarin e famshëm spanjoll, Pedro Heredia Reyes.
Në profilin e saj në “Instagram”, Olta ka postuar disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, duke puthur e përqafuar këngëtarin, i cili duket se i ka lënë mbresa takimi me aktoren.
Ndërkohë Olta zbulon se është e dashuruar me zërin e këngëtarit spanjoll.