Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në “Klan Maqedoni”, theksoi se ai ka luftuar dhe do të vazhdojë të luftojë për shqiptarët dhe për maqedonasit
Kreu i LSDM-së, kujton se para dy viteve vendi ishte në prag të një lufte civile, ndërsa tani janë më pranë Bashkimit Europian pas marrëveshjes për ndërrimin e emrit dhe reformave të tjera.“Kam luftuar dhe luftojë për maqedonasit dhe shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët në këtë shoqëri të përbashkët. Qytetarët na zgjedhin të marrin vendime dhe ata t’u kthehen, nëpërmjet komunikimit me qytetarët e tyre, në interes të qytetarëve. Ne ishim shtet i kapur tani ne jemi një shembull i shëndritshëm. Dy vjet më parë ne ishim në prag të një lufte civile, sot jemi krenarë të vazhdojmë me botën demokratike. Vendi ynë është një konfirmim i atraktivitetit të Bashkimit Evropian”, deklaroi Zaev.