Alba Hoxha dhe Albi Nako janë dy nga personazhet që më së shumti janë komentuar për jetën private. Prej kohësh përflitet se ata janë në një lidhje dashurie por të dy e kanë mohuar një gjë të tillë në intervista.
Një status i koreografit ditën e sotme ka bërë fansat të dyshojnë se “marrëdhënia” me Albën ka përfunduar.
Çifti prej kohësh nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale , një tjetër gjest dyshues për lidhjen e tyre.
Koreografi ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Rudina” ku foli për herë të parë mbi këto lajme. Ai u shpreh se raportet me Albën janë njësoj si ma parë dhe ata janë miq shumë të mirë. Përsa i përket mosndjekjes në ‘Instagram’, Albi dha këtë arsye:
“Me Albën kemi një raport korrekt profesional dhe miqësor. Lajmet që kam lexuar në portalet ishin të bazuara mbi atë çfarë panë në ‘Instagram’. Por që të mos ndiqeshim më në ‘Insta’ ishte një pakt që ne e bëmë bashk që të mos i merrnim fansat njëri tjetrit”, tregoi ai.
Ndërsa lidhur me lajmet me mosplëqimin e prindërve të tij për Albën, ai u shpreh se janë qesharake.
“Pastaj pjesa e prindërve ishte qesharake. Unë jam i rritur mjaftueshëm për të vendosur vetë në të tilla situata. Di të them që ne të dy jemi miq të mirë, bashkëpuntorë të mirë dhe mardhënia vazhdon po njësoj”, përfundoi sqarimin e tij Albi duke mos dashur të vazhdonte më tepër këtë temë.
Teksa foli për akademinë e tij “Albi Nako Dance” që pritet të hapet shumë shpejt, ai zbuloi se pjesë e këtij projekti do të jetë padyshim edhe Alba.