Roddy Zambrano është dënuar nga komisioni i disiplinës në Kupën e Amerikës Latine.
Argjentina zhvilloi lojë shumë të mirë por u eliminua falë gabimeve trashanike të arbitrit kryesor i cili nuk akordoi dy penallti në favor të “Albiçelestëve”.
Madje, gjyqtari nuk ka dashur të konsultohet as me asistentët në dhomën e VAR-it, gjest ky që ka shkaktuar zemërimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.
Shto edhe faktin që një pjesë të kohës radiolidhja e gjyqtarit nuk ka punuar dhe Roddy Zambrano nuk e ka lajmëruar problemin gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Arbitri nga Ekuadori momentalisht është pezulluar dhe nuk do gjykojë asnjë ndeshje tjetër në këtë kompeticion duke u përjashtuar si opsion për të drejtuar finalen ose duelin për vendin e tretë.
Mes shumë polemikash Brazili u kualifikua në finalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti 2-0 Argjentinën.