Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Partisë Uniteti Kombëtar me kryetar, Idajet Beqiraj, i cili kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Sot u la në fuqi nga Kolegji Zgjedhor vendimi i KQZ-së dhe për rrjedhojë nuk u njoh dekreti i Presidentit, i cili e anuloi datën e zgjedhjeve.
Gjatë dhënies së vendimit nga trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor, u vu re një gabim te data e dhënies së vendimit.
Për vendimin u tha se nuk mund të ankimohet dhe se u mor sot më datë 26 qershor 2019, ndërkohë që data është 24 qershor. Nuk dihet nëse kjo ngatërresë ka qenë e qëllimshme.
Vendimi u mor sot nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.