Nga, Hamdi Ndrecaj-PANTERI
Nuk e di gjer kur shqiptarët do t’u shërbejnë shteteve të huaja, shteteve armike dhe deri kur do ta bartin uniformën e një shteti që ka gllabëruar trojet tona, duke e vënë në sprovë edhe ekzistencën fizike të kombit shqiptar?!…
Pashallarët dhe nizamët shqiptarë i shërbyen Perandorisë Osmane, e cila që 500 vjet kishte ushtruar gjenocid ndaj popullit tonë dhe saherë që Perandoria turrej në luftërat e ashpra, në Tokat e Lindjes përdorte apo keqpërdorte nizamët shqiptarë, ajkën e kombit nga 16 gjer 30 vjet për t’i përdorur si mishi për top dhe si përfundim, shumica nga ta u zhdukën ne shkretëtira të Azisë, të Afrikës dhe të Gadishullit Arabik pa nam e nishan, pa gur e pa varr.
Perandorisë Osmane, duke na shitur si mall pazari te serbët, malazezët dhe grekët gjithmonë gjatë historisë, prapë shqiptarët është dashtë t’i shërbejnë, ashtu siç i shërbyen më vonë Monarkisë serbo-malaze. Shqiptarët pa shtet dhe me një copë Shqipëri Londineze, të copëtuar në 6 pjesë, të poshtëruar dhe të dhunuar në të gjitha sferat, me të vetmin aleat ushtarak, Austro-Hungarinë, edhe pse asaj i shërbyen pak apo hiç…
Krijimi i Monarkisë serbo-kroato-sllovene prapë i gjeti shqiptarët nën uniformën e Krajlit juzhnosllav, që nga dera e krajlit gjer te kufijtë e ish- monarkosë, që u përdorën si mish për top. Lufta e Dytë Botërore dhe koha e Komites, zhbërja e Mbretërisë Shqiptare dhe Monarkisë Jugosllave, shqiptarët i gjeti të ndarë në shumë taborre.
Një pjesë tanimë ishin futur nën ombrellën e partizanëve të Titos, gjersa pjesa tjetër po luftonte në taborrin e e Ballit Kombëtar, që kishin gjetë si aleatë në Shqipëri Italinë fashiste, gjersa në Kosovë Balli Kombëtar ishte rreshtuar përkrah forcave gjermane dhe GESTAPO-s. Fronti i Sremit, Lipogllava dhe Igmani mijëra partizanë shqiptarë i likuidoi, ngase, ata u radhitën përkrah partizanëve jugosllavë, duke i lënë eshtrat në tokat serbe, në emër të Internacionales Socialiste në luftë kundër fashizmit dhe nazizmit gjerman. Shumica e tyre nuk e dinin as pse po luftonin dhe vetëm pas humbjeve në qytetin Vershac të Sebisë, dikujt po i binte ndër mend që trojet shqiptare janë ripushtuar nga partizano- çetnikët e ish-Jugosllavisë dhe që Ferizaj, Anamorava, Drenica ishin nënshtruar nga një terror i paparë serbo-partizan.
Më 1944 ndodhi përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe krijimi i Jugosllavisë socialiste në kufijtë e Monarkisë serbo- kroato- sllovene, pa u përfillur aleanca partizane ruso- serbo- shqiptare dhe forcat aleate. Shqipëria humbi për të dytën herë më shumë se 70% të territorit . U krijua Komiteti Krahinor i Kosovës, në të kundërtën, më 1945 krijohet edhe Republika mostruoze socialiste e Maqedonisë dhe shpiket Kombi maqedonas. Prapë shqiptarët nën Uniformën e Jugosllavisë socialiste përbënin 45% të armatës jugosllave.
Vetëdijësimi i shqiptarëve të Kosovës nën uniformën jugosllave më 1981, 1990 dhe zhbërja e Jugosllavisë ndodh, ngase Kosova futet nën juridikcionin total serb, pa autonomi, pa ushtri dhe polici të veten. Ndërhyrja e forcave speciale jugosllave në Kosovë ishte e përditshme. Shumica syresh ishin nga Maqedonia, Serbia dhe Kroacia. Policia serbe dhe ajo maqedonase përbëhen nga shumë milicë shqiptarë, që u përdorën si karrem kundër kombit të tyre në Kosovë…
Krijimi i monstrumit maqedonas i gjeti shqipetaret sërish në shërbim të monstrumit sllavo-maqedonas, që e mbajnë në këmbë dhe të fortë kreaturën e qelbur sllavo-maqedonase. Lufta e UÇK dhe e Forcave Ushtarako-Policore Sllavo-maqedonase sërish mobilozoi shumë shqiptarë, duke u gjendur në mes të dy zjarreve, por kishte shumë nga ta, që dezertuan nga Armata Sllavo-maqedonase, për t’u kyçur në krahët e UÇK. Pas përfundimit të luftës shumë nga ta iu kthyen sërish uniformës Sllavo-maqedonase, sepse ndodhi mashtrimi i madh nga politika shqiptare në IRJM dhe në trojet shqiptare, gënjeshtra më naive e shekullit se shqiptarët do të bashkoheshin në EU.
Pra shqiptarët vazhdojnë t’u shërbejnë armiqëve duke ua mbajtë shtetet e tyre të gjalla dhe të forta.
H.N Panteri. Ferizaj
23.06 2019.