ETHET E GUSHTIT QË S’E PRESIN GUSHTIN

Nga Sokol Jeshili/

Skena politike, duket se i ka rritur se tepermi permasat, duke shkuar ne kufijte e paqene me pare dhe eshte bere gati per te pritur mbi te edhe shume aktore te tjere, te cilet jo domosdoshmerisht duhet te jene te tille per t’u ngjitur: tamam sikurse debatet juridike te koheve te fundit, nuk kane percaktuar kriterin e te qenurit jurist per t’u futur ne sallonin e tyre.

Deri para ca ditesh, nese parehatia e njerezve ne rruge e kudo ku ata mblidhen zakonisht, fitoi nje lloj statusi normaliteti: “rehatie” le te themi, sikurse do thoshim per nje gjendje nxitimi konstante, pas dekretit te dyte te Presidentit te Republikes, situata, per syrin dhe vemendjen e kujtdo qe nuk e mbush kohen vetem duke folur me vete, ka njohur ndryshime dhe, kuotat ne rritje te parehatise, njohen po aq vlere te shtuar.

Episode ne ndihme te ketij fakti, referuar te treteve, mund te kete pikasur dhe fiksuar ne memorie kushdo, por per ta sjelle faktin ne ate gjendje qe meriton te jete, sikurse thuhet per te: “kokeforte”, do ftoja secilin prej nesh te shfaqte pa dorashka mendimin qe ka, ngarkesen emocionale qe provon perballe dikujt qe ka mendim te kundert me te, le te themi: persa i takon aktit te Presidentit dhe me se fundi akoma, aktit te Kuvendit per rezoluten mbi dekretin e Presidentit. Marr me mend se, se fundi, i kunderti yne eshte bere me i kundert, i ka me te theksuara tiparet e kundershtarit, i ka te kristalizuara tashme edhe ne mimike; ka nje veshtrim tinezar, flet per ne: e tregon me dukje, sidomos kur eshte me nje “te vetin”.

Nuk dua qe t’i sherbeje ketij shembulli e pardjeshmja ime, kur nga dritarja pashe tre persona, me njerin prej te cileve pershendetem shume dashamiresisht gjithmone, te cilet dukeshin teper te shqetesuar: dikush u binte me qafe flokeve, mbi te cilet dukej qe nuk kish rene asnje nga gjethet e pemes qe bente hijen e panevojshme te asaj ore; tjetri provonte me gishta nervoze mbi cel, me sa dukej, nje numer qe nuk i pergjigjej; i treti, ne fakt, i pari per mua, me duart ne mes, shfrynte dhe tundte koken ne shenje deshperimi dhe mospajtimi me diçka.

Te tre bashke, sikur vijonin te kuptonin, te analizonin çdo person qe ecte neper ate kryqezim kryesor te qytetit. Itinerari i perditshem me beri dhe mua te shkoj per nga qendra dhe, pas dyqind metrash rruge, u kthjellova dhe kuptova qe personat ne ate kryqezim, numeronin njerezit qe i drejtoheshin qendres se qytetit, duke u munduar te llogarisnin se sa ishin te tyret dhe sa jo: sa per miting dhe sa prej tyre mund te ishin per antimiting. E sigurisht, une e gjeta veten te perfshire diku, madje as nuk m’u desh ta mendoja, pasi ishte levizje dhe pozicionim gati instiktiv. Mirepo, dhe prej aty, minuta me vone, hasa serish shigjetimin me sy te personit, drejt te cilit po ndieja qe kisha harxhuar shume pershendetje dhe buzeqeshje ne kthim. Madje, ne pritje te reagimit te tij te ri tashme, vura re qe, atyperaty po i buzeqeshte dikujt qe e kishte ne krah dhe i dallova nje shemti te gojes, qe i vinte nga nje dhemb i parme i munguar: kishte tamam tiparet e te kundertit, per t’mos e pershkruar me ne detaje.

E sigurisht, kjo pamje, nuk shoqerohej me tingujt e te qeshures se tij, por ne kupe te qiellit berrtisnin altoparlantet qe derdhnin zerin e Kryeministrit, i cili, fale gjatesise dhe lartesimit me podium, perballe karrigeve “te ulura” ndihej diçka me shume se Kryeminister, diçka me shume se nje njeri, diçka me shume se tokesor, teksa duartrokitjet e porositura dhe flamujt ne duart e te parriturve e ndihnin te besonte siç na ka mesuar te kuptojme se beson. Nga ana tjeter, thirrjet “Rama ik!” beheshin kembengulese dhe brenda atij grupi qytetaresh ziente deshira per ta shperthyer ate gardh policesh. Kjo ishte nje skene e vogel, ne fakt, dhe mbart barren e nje episodi krejt te vogel ne ate qe eshte bere gati per me shume, per me gjere, per me gjate, pasi ato dyzet minuta, fale dhe kujdesit te forcave te rendit, ishin vetem aq: dyzet minuta ne nje buzembremje qershori, te cilat u pasuan me veshtrime te shtrembera te paleve kundershtare, teksa perthitheshin nga drejtimet, prej te cilave kishin ardhur.

Nese skena e vogel e atij sheshi u boshatis shpejt e u shkarkua, duke vijuar te mbaje vetem karriget bosh, njerezit/qytetaret dukeshin te mbushur, u lexohej ne sy nje plotesi e vrerte, e cila ne çdo rast kishte si protagonist ate qe e deshiron aq shume protagonizmin: Ramen, i cili gjendej sa brenda thirrjeve “Rama ik”, po aq dhe brenda “Rama ik perpara”. Nese nje dyzetminutesh tetembedhjete dite para dates 30, ne qytetin e Lushnjes, ne ate skene te kufizuar ne shesh, shenoi kaq sa modestisht solla me siper, lajmet dhe ndjekja me vemendje e portaleve ne internet, jane gati te krijojne nje skene te madhe, me permasa te papercaktuara, e cila, duke patur komoditetin e komunikimit ne kohe reale, do pranoje mbi te qytetare dhe episode nga e gjithe Shqiperia.

Sa me shume i afrohemi 30 qershorit, aq me shume nder qytetare, vihet re pozicionimi dhe percaktimi i paleve me tipare aktoresh; sa me shume “regjisoret” e kesaj shfaqjeje i ndezin prozhektoret e skenes, duke i meshuar me kokefortesi shperfilljes se rregullave, aq me teper njerezit ndiejne nga ato ethe, qe i lidhin me gushtin, gushti pa ardhur ende./InfoPressAlbania/