Ashtu si provimi i gjuhës së huaj, edhe teza e provimit të letërsisë ka qarkulluar në rrjetet sociale, teksa maturantët i nënshtroheshin testimit.
Foto nga teza e provimit të letërsisë, i dytë për maturantët këtë vit pas atij të gjuhës së huaj, është publikuar nga ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi.
Bashke me fotot e tezave të publikuara në Facebook, ai shkruan:
Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!! Ky është Krim Shtetëror! Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve. Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!! Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!! Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!! Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!
Pavarësisht se ministria e Arsimit ka trumbetuar se në sallat e provimeve ka masa të rrepta, edhe këtë vit tradita e kopjimit dhe publikimit të teza në rrjet gjatë kohës së zhvillohet provimi, me rregullore e ndaluar, vijon.