PRESIDENTI META, GARANTOI KUSHTETUTËN E LIRINË

Nga Agron Prebibaj:

Rama, shkatërroi dinjitetin njerëzor

Të gjithë politikanët shqiptarë, kryesisht të opozitës ishin nën një përgjegjësi të fortë përballë qytetarëve për të shmangur çdo konflikt njerëzor, ndërsa socialistët e vërtetë e kanë braktisur me heshtje, një gabim i madh pasi pritej të flisnin socialistët e jo të klonuarit, me qellim për përgjegjshmërinë e fjalës nëpërmjet maturisë dhe eksperiencës së tyre për të ndihmuar në bashkëekzistencën politike. 
Socialistët e klonuar po kontrollojnë gjithçka, tashmë jashtë kontrolli për vëndin, duke lënë zuzarin shqiptar pa oponencë dhe opozitën të vetme përballë heshtjes tashmë nga pasuria kombëtare socialiste. 
Kryeministri Rama, sot ndodhet në papërgjegjshmërinë e tij të plotë deri në shkatërrimin e dinjitetit njerëzor për të gjithë qytetarët. 
Ndërsa Presidenti Meta e ka ndjekur me kujdes krizen politike, duke ftuar palët për dialog e për qetësi e vetëpërmbajtje protestuesëve duke mbajt plotësisht majen e burrit të shtetit si unitar i kombit. 
Presidenti Meta nuk e la pozitën as opozitën të vetme por i mori me këshilla, i ftoi për dialog i cili me maturinë e tij shmangu përlloqjen e demokracisë dhe jetën njerëzore. 
Presidenti Meta sot me kujdestarinë e Tij për të gjithë shndërrohet në babain e kombit. 
Ai bëri një dekret presidencial i cili shmangu përplasjen jetësore, ndihmoi Edi Ramen për maturi, ndihmoi opozitën në një frymëmarrje.
Presidenti Meta bëri një shërbesë kombëtare e cila do të ndriçohet e gjitha nga të gjthë shqiptarët. Agron Prebibaj-sekretar i medias së PDK-së.