Një video ku shihet kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, nën shoqërinë e Astrit Avdylajt, është publikuar paraditen e sotme.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili përgënjeshtron Dakon, pasi ka thënë se nuk e ka takuar kurrë Astrit Avdylajn.
“Vangjush Dako Avdyli, tha se nuk kishte takuar kurrë Astrit Avdylin ndërsa këtu po feston me të dhe Avdylët e banditët e tjerë të Durrësit fitoren e krimit elektoral”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, krahas videos së publikuar.