Pamje të frikshme/ Pëplaset me shtyllën, ndahet në mes Q7-ta

Një Audi Q7 u nda në gjysmë gjatë një përplasje të frikshme në Rusi dhe në mënyrë të pabesueshme, shoferi shpëtoi mrekullisht duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Imazhet e makinës së ndarë përgjysmë bënë xhiron e rrjetit pas publikimit të tyre në disa media ruse.

Thuhet se SUV luksoz u përplas anash me një shtyllë të madhe  metalike në anën e rrugës. Ndikimi me shtyllën ka të ngjarë të ketë ndodhur përafërsisht në qendër të Q7, duke e ndarë atë në dy pjesë.

Me sa duket, përplasja ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte mjeti ç’ka ka bërë që drejtuesi i tij të humb kontrollin. Mësohet se ky i fundit pas përplasjes ka mundur të dalë vetë nga makina.

Image result for audi q5
Yikes! Audi Q-7 Splits In HALF During High Speed Crash In Russia