Bashkia shkon kudo dhe emrin tënd mban mbi shpinë; ja Lali Eri- thotë kushdo, – paska bërë sot një gabim. Z. Kryebashkiak dikur këndohej një këngë me autobusin dhe me Mirelën me tekstin e mësipërm. Sot falë shqipes suaj dhe jo vetëm, e këndojmë këtë këngë me Bashkinë e Tiranës.
1 .Trotuari ju kthehet banorëve…..- Gabim. Vini re zgjedhimin e mëposhtëm Mua më kthehet trotuari/Ty të kthehet trotuari/ Atij i kthehet trotuari/ Neve na kthehet trotuari/ Juve ju kthehet trotuari/ Atyre u kthehet trotuari ( kujt u kthehet?! banorëve?!)
Shënim – Ngatërroni vetën e dytë të shumësit me vetën e tretë të këtij numri.
2. Si ka hije – Gabim Vini re zgjedhimin e mëposhtëm Mua më ka hije/ Ty të ka hije/ Atij i ka hije ( pra tregut i ka hije të zhvendoset në një hapësirë higjenike)/ Neve na ka hije/ Juve ju ka hije/ Atyre u ka hije.
Post Scriptum- Nuk mjafton vetëm ta ” vlerësoni” Kryeministrin në detyrë. Duhet t’i ndiqni edhe këshillat e tij, të cilat diktojnë qartë kujdesin e përveçëm që duhet të tregoni kur flisni, ose kur shkruani shqip.