-Medioker ne kultivitet e inferior ne inteligjence njerezore e politike, Hashim Thaçi qe ne Kosove rendom thirret Hashim Broja mbreme me nje cinizem te neveritshem u paraqit ne Blush-Tv!
Kishte ardhur me nje mision te veçante te cilin e dekonspiroi nga minuta e pare e emisionit.
Ai donte te shplante vehten e me shume Edi Ramen nga afera me e ndyre anti-kombetare qe nga koha e Esat Toptanit.
Por mbreme mori me vehte jo vetem zvogelimin pa kthim te tij por nje neveri nacionale ne Shqiperi, Kosove e kudo ne trojet ethnike!
Ai per tu rifaktorizuar pas nokdaunit qe mori ne Berlin si nje mize gjirizesh i shpalli lufte elefantit.
Ai erdhi enkas te sulmoje Berishen, njeriu politik shqiptar qe gezon autoritet ne Kosove te pakrahasueshem me asnje tjeter lider ne historine e kombit.
Ai Hashim Broja erdhi te laje surratin e baltisur nga tradhetia por pesoi fatin tragjik qe pesoi dhia.
Dhe fabula e dhise shyte(pa brire)
i shkon me shume se ç’do gje ketij injoranti.
Si shyta qe kerkonte brire por la dhe veshet-thote populli.
Se kush eshte Sali Berisha nuk ka nevoje te na thote ky zog i rritur ne inkubatoret e Sigurimit te Shtetit.
Kur ky Hashim Broja me kriminele te tjere si Xhavit Haliti benin pazare e vrisnin shoket me ndihmen e agjentures se Fatos Klosit,
ne kullat e Sali Berishes mirepriteshin e armatoseshin luftetaret e lirise.
Kur ky pehlivan me gene te degraduara nacionale vidhte me çeten e tij ne Kosove,
Sali Berisha me presidentin Bush projektonte diten e pavaresise se saj.
Pra thjesht Hashim Thaçi mbreme vetem sa zbuloi krejt portretin e tij prej kuislingu te Serbise dhe vullnetin e mbrapshte per te mos ju ndare planit ugurzi te ndarjes se Kosoves.
Historia e afert do ta zbardhe aferen e fytyren e tij.
Shume shpejt ai do te jete nje Mushk Jakup(agjent serb ne Gjakove)
i cili do komportohet ne bodrumet e sherbimeve serbe ne Beograd.
Jazëk Hashim Thaçi.
Sot nuk je asgje me teper se nje kadaver studimore ku brezat qe vijne do shohin me neveri se ç’fare do te thote
me te vertete:tradheti!