Brigitte Bardot, Kim Novak, Carroll Baker, Laura Antonelli, Bella Hadid, Emily Ratajkowski dhe Monica Bellucci, si dhe shumë yje të tjerë kanë ndezur pasarelën e festivalit francez të filmit me dekolte marramendëse, të çara fustanesh të guximshme dhe transparente. Çdo dekadë me stilin e saj. Dhe me të famshmet e saj
Alesandra Ambrosio red carpet Kane 2019
Festivali i Kanës vit pas viti premton shkëndija me një shkallë të lartë sensualiteti dhe jo vetëm në ekranin e madh. Nga edicioni në edicion, edhe këtë vit, ne jemi në të 72, qilimi i kuq i Palazzo del Cinema, si dhe gjithë Croisette, është kthyer në pasarelën më ideale për veshjet e bukura sexy të bëhen të paharrueshme.
1956. Brigitte Bardot
1956. Kim Novak
Transparenca, dekolte trullosëse, të çara të guximshme kanë qenë gjithmonë një domosdoshmëri për yjet në kërkim të famës, të cilat shfaqen në çdo edicion, pothuajse një traditë gjysëm –zyrtare e festivalit, por gjithashtu, në një version më të sofistikuar, për divat e afirmuara. Nga vitet e paharueshme pesëdhjetë, kur dekoltea e Brigitte Bardot ose shpina djallëzore e zhveshur e Kim Novak bën bujë, përpara pamjes së hijshme të Grace Kelly ose Gina Lollobrigida, tek rebelet e viteve gjashtëdhjetë, kur në premierat Jane Birkin shpaloste të çarën më të guximshme të të gjithë kohërave si dhe shportën në krahë në vend të portofolit.
1974. Jane Birkin
1965. Carroll Baker
1966. Sophia Loren,
1980. Bobbie Bresee
1965 nje e panjohur ne kerkim te famës
Gjithashtu në vitet shtatëdhjetë Laura Antonelli në krah të Jean Paul Belmondo, duke fituar vëmendjen e të gjithëve duke veshur një fustan tërësisht transparent. Në kohët më të fundit Victoria Abril ngriti veten në fronin si mbretëreshë e nude look, duke nxitur flashet e fotografëve në premierën e The Brave. Transparenca që sidomos sot bëhen të çmendura midis të famshëmve dhe kanë infektuar yjet më të famshëm të kinemasë, nga Monika Bellucci, ndrikulla shumë sensuale e edicionit të 70-të, deri tek e tejdukshmja Elle Fanning, e cila në vitin 2017 la të gjithë pa fjalë në premierën e filmit Si të flasim me vajzat/ How to Talk with Girls, e mbështjellë në një Gucci të hijshme të gjelbër, në mes të qëndismave dhe tyleleve që e bënte imagjinatën të “bridhte me të katra”.
1991. Madonna
Kishte edhe nga ato që guxonin më shumë me pamje të qëllimshme provokuese, Madonna më 1991 doli në të brendshme të Jean-Paul Gaultier dhe u bë një ikonë, një aspiratë që ndoshta kishte edhe e ftuara e panjohur në premierën e filmit Leto, gjoksi i saj i zhveshur dhe I shfaqur me kaq bujë, goditi në shenjë dhe bëri xhiron e botës, por fatkeqsisht pa pasur fatin e Material Girl.
1997. Victoria Abril
Në historinë e festivalit nuk kishte si të mungonin edhe disa “dalje të gjoksit” të pavullnetshme, një mbi të gjitha, ajo e Sophie Marceau në vitin 2005. Prej disa vitesh, pushtimi që I kanë bërë Top Modelet Festivalit ka transformuar qilimet e kuqe me shfaqje të modës me shkallë të lartë erotizmi (veshja e kuqe e Bella Hadid) që kanë pak të bëjnë me kinemanë (por shumë me biznesin e modës dhe stolive). Pas gjithë kësaj, magjia rrezikon të jetë e mërzitshme dhe pa “kripë e piper”./360grade.al
2016, Bella Hadid,
1988. Cicciolina
Milla Jovovich. 1997
1995. Sharon Stone,
2005, Eva Hercigova
2005. Incidenti sexy per Sophie Marceau
2011. modelja Candice Boucher
2015. Stella Rocha
2013. Emmanuelle Seigner
2017. Emily Ratajkowski
2018. Kendall Jenner
2017. Elle Fanning,
2017. Monica Bellucci
2018. Në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, një mysafire e panjohur për premierën e filmit Leto, tërheq vëmendjen: gjoksi i saj i zhveshur me kaq shumë bujë do të udhëtojë nëpër botë, duke skandalizuar kaq shumë për guximin./IO Donna