Duket sikur ka një jetë në skenë, por mosha e Anxhela Peristerit do t’ju befasojë

Anxhela Peristeri është detyruar të tregojë në publik moshën e saj.

Pas gjithë atyre komenteve të fundit për fizikun e saj nga fansat që i shkruajnë se është rinuar kohët e fundit, këngëtarja ka vendosur të zbulojë sa vite i ka mbi supe.

Edhe pse duket sikur ka një jetë në skenë që këndon, Anxhela Peristeri është vetëm 33 vjeç dhe e quan “veten në lule të moshës”.

Ajo shprehet se nuk është rinuar e as nuk është plakur, thjesht është në kulmin e moshës:

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, ka shkruar Anxhela.

Së fundi këngëtarja ishte pjesë e Colourday Festival që u mbajt në Tiranë të shtunën, dhe ku dukej e mahnitshme: