Këtë të enjte kryeministri Rama te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut është vendosur nën pyetjet akuzë të drejtuesit të emisionit Fevziu dhe gazetarëve Andi Bejtja, Andi Tela, Mentor Kikia dhe Mirela Milorit në lidhje me mos’shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Kryeministri Rama tha se nuk pranon të shtyjë zgjedhjet, ndonëse në vitin 2006 ishte pikërisht Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS-së dhe kryebashkiakut që kërkoi asokohe për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Fevziu i nxori nga arkiva se ç’kishte thënë si dhe pohimin e ish-kryeministrit Berisha që pranoi shtyrjen e zgjedhjeve, dhe u shtynë realisht.
Blendi Fevziu insistoi kundrejt Kryeministrit Rama se ai po e çon popullin në luftë me datë 30 qershor. Ndaj duhet të gjeni mënyrë për ta shpëtuar vendin nga përplasja civile.
Por përgjigja e kryeministrit ishte se nuk pranon ti shtyjë zgjedhjet.