Përmes një video, të publikuar në rrjetet sociale, kandidati i Aleancës Demokristiane për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, shfaqet ironizues ndaj ministrave të Ramës, duke u tallur keqazi me stilin propagandastik të tyre.
Kësaj radhe “viktimë” e ironisë së tij ka qenë ministri Bledi Çuçi, i cili para pak ditësh iu përgjigj shqetësimit të konsumatorëve shqiptarë mbi produktet me pesticide që konsumojnë shqiptarët. Çuçi, ndër të tjera tha:
“Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë shqiptarët dhe ato të jashtëm. Një përrallë që domatja rritet brenda ditës. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me % më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”.
Mirëpo këtë deklarim, sa të pavërtetë, aq dhe të papërgjegjshëm të ministrit të bujqësië shqiptare, e ka shfrytëzuar për ta bërë objekt talljeje Eduart Ndocaj, i cili njihet publikisht për finesën e ironisë dhe të sarkazmës ndaj ministrave të Ramës, duke i telendisur keqazi në opinonin publik. Ndiqeni videon pikante të talljes së “kaubojsit” me ministrin Çuçi:
‘’Ju e dini që ushqimet janë me hormone, dhe Çuçi, nuk e di a e njihni ju. Që ta dini ju Çuçi është burri i gruas së Edi Ramës. Burri i gruas së kryeministrit, a ish-gruas. Çuçi thotë që këto nuk janë me hormone, dhe meqë ai i ka provuar dhe s’ka vdek, ka kalu java dhe s’ka vdek. po i provoj dhe unë. Bio njëherë nuk është, se ato bio i njoh. Nuk bëhet luleshtrydhja sa një domate”, thotë Çuçi.