Manjani: Ku është dhuna e opozitës?! Ma thoni!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Epo edhe kjo llogjikë nuk ka ndenjëse ku të rrijë.

Qeveria të rrëmben pronën, të shkatërron shtëpinë, të shkalafat familjen, arreston e burgos pa ligj e pa proçes të rregullt.

Më tej akoma të vjedh zgjedhjet, të shkatërron parlamentin, të shet kufinjtë e shtetit e të kombit, të nxjerr nga fuqia Kushtetutën e vendit, të sundon por nuk të qeveris, të godet me policë e me gaz, nuk të lë të shprehësh atë që mendon.

Dhe prap kjo nuk quhet dhunë.

Ndërsa, të protestosh kundër këtyre gjerave, qoftë edhe duke bojatisur apo pshurrur fasadën e kryeministrisë na qënka dhunë e shkuar dhunës.

Turp e çfarë turpi, biles!

Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë!