Duke e kuptuar rëndësinë e transparencës si figurë publike, si një nga inisiatoret e “Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Legjislacionit të Sistemit Zgjedhor” si edhe ndryshimeve të tjera rrënjësore në vendin tonë pa dhunë e në respektim të Kushtetutës vendosa t’jua plotësojë kërkesën gjithë atyre që nëpërmjet mesazheve të falenderimit dhe inkurajimit për nismën më japin pa ngurim e pa pushim forcën të vazhdoj pa u dorëzuar, megjithëse nuk më njohin fizikisht, por vetëm nga shkrimet e mija.
Jam lindur e rritur në Tiranë, tek Rr Qemal Stafa, tek Pazari i Ri nga dy prindër intekektual të ndershëm e fisnik. Babai, si invalid i L2B dinte çfarë kishte me shumë rëndësi në këtë jetë. Ai shkrojti shumë artikuj, libra e skenar filmash siç është “Detyrë e Posaçme” që unë nuk kam parë kurrë sepse u hoq nga qarkullimi kur isha ende e vogël dhe ” Shtigje Lufte” film të cilin ai ja kushtoj shokut të tij trim Heroit të Popullit Kajo Karajfili. Kurse mamaja ishte arsimtare e nderuar, e mënçur, e urtë plotë autoritet, e lexuar që edukoj deri në fund breza me rradhë me shëmbullin e saj personal. Të dy më mësuan vlerat që njeriu është mbi të gjitha. “Bëje një të mirë, hidhe në det nëse nuk ta din peshku ta din zoti vet” “zgjidhe shokun më të mirë se vetja” ishin disa nga mësimet e tyre! Këto vlera të skalitura tek unë veçse janë pasuruar nga shumë faktor të tjerë, më të cilat jeta më njohu e ballafaqoj.
Fëmijëria ime ka qënë e mbushur plotë dashuri që ma dhuronte familja, kushurinjtë, fisi, miqtë e familjes dhe lagjja mbarë! A kam dhënë, dhe a jap edhe unë dashuri letë flasin vet ato që më njohin!? Nuk mund të mos ndjehem me fat kur kujtoj atë lloj dashurie pa kushte dhe mirësie që gjeja ngado që gjendesha. Kujtoj kur isha e vogël se sa shumë e adhuroja familjen time, por edhe gjithë shoqërinë e prindërve të mij, që shërbyen për mua si busull vlerash, që më forcuan karakterin për të përballuar gjithë dallgët e jetës dhe që qëndroj edhe sot e fortë. E kush jetoi dhe nuk u përball me dallgët? Por, sa herë flitet keq për Shqipëtarët, unë shtangem ngaqë nuk njihja qoftë edhe një të keq. Ata ishin të gjithë të ndryshëm ndaç nga pamja, ndaç nga edukimi apo kultura, por asnjë i poshtër apo keqdashës. Shoqërinë e fëmijërisë time të lagjes (mëhallës/rrugicës) megjithëse jemi shpërndarë nëpër Botë pasi jeta (politikat) na kanë ndarë, përsëri e ruajmë lidhjet dhe deri tani nuk kam humbur një shok apo shoqe sepse lidhja jonë kishte sinqeritet!
Shkollën 8-vjeçare e mbarova tek Fan S. Noli ku bëra shokë e shoqe të reja. Aty u aktivizova me klasën sportive të volejbollit dhe mora pjesë në disa Kampionate Pionerësh.
Më pas 1978-1982 u diplomova nga Gjimnazi “Partizani” me mesataren 10 (dhjetë), por aty veç shokëve e shoqeve patëm edhe mësuese dhe mësues cilësor prej të cilëve mësova shumë dhe më bëhet qejfi që ato janë mbështetës në veprimtarinë time!
Në ato vite kur çdo gjë ishte e centralizuar, ne nuk na pyesnin se në çfarë dege kishim dëshirë t’i vazhdonim studimet e Larta. Sa për formë, ne maturantëve, na kërkohej të plotësonim një formular ku zgjidhnim tre degët më të dëshiruara, por ishin me mik dhe diheshin rastet kur të plotësohej dëshira për degën e preferuar. Emrin tim Ministria e Arsimit e kishte vendosur tek lista e Inxhinjerisë Mekanike megjithëse nuk e kisha kërkuar. Pasi mbarova vitin e parë, bëra kërkesë ta ndërroja Degën për Ekonomik dhe kështu nga 1983-1987 mbarova Ekonomikun për Financa me arsyen që nuk mund të vazhdoja edhe ngarkesën e inxhinjerisë edhe sportin. Lidhjet me shoqërinë e inxhinjerisë i ruajta dhe para dy vitesh festuam 30 vjetorin. Në diplomimin e Ekonomikut, dega e Financave, mbrojtja e temës time u vlerësua më e mira e vitit dhe me notë maksimale (10të)!
Qysh kur isha në klasën e 7të profesori i volejbollit më mori për herë të parë me ekipin e të rriturave të Dinamos në volejboll për femra, pasi vlerësonte se isha e gjatë dhe mund të bëhesha talent në volejboll! Nuk e di se si vlerësonte talentet profesori, kur unë mezi ecja e jo më të vrapoja e kërceja. Dhe ky aktivitet që vazhdoi për 10 vjet edhe për ca vjet në Universitet, deri sa për mungesë ambjentesh, mësimin na e kthyen mbasdite. Nuk mund të rri pa përmëndur punën e lodhshme e plotë sakrifica me sportin, por që na dha edhe shumë emocione pozitive si në ndeshjet kombëtare ku ne dilnim Kampione të vendit e fitonim Kupat e Republikës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare! Sporti na kaliti si personalitete që të ishim të zonjat në jetë, si individë, por edhe të kishim kulturën e të punuarit në grup për të arritur suksese! Unë e nisa volejbollin kur s’dija të ecja siç duhet dhe arrita ta ngulja topin në tre-metërsh, pra me punë e djersë arrihet aty ku nuk të shkon mëndja. Në fillim i mbaja topat kampioneve por me punë dhe strëvitje arrita të bëhesha kampione bashkë me to! Ishim një grup vajzash aq të ndryshme në personalitet, por nuk bëmë kurrë fjalë e nuk merreshim kurrë me thashetheme! Respekti për profesorët tanë dhe dashuria e pastër për njëra – tjetrën e tregon edhe fakti që ne mblidhemi edhe sot pas kaq shumë vitesh me të njëjtin respekt e mirësi!
Kur mbarova Universitetin, më mori Ministria e Transporteve dhe më emëroj në Rrëshen të Mirëditës si ekonomiste e parë me Hekurudhën atje. Babait tim i ra infakt në zemër pasi pas dy djemëvë që ishin emëruar jashtë Tiranës edhe vajza e pleqërisë siç më quante ai j’u emrua larg. Atëherè rruga për të shkuar në Rrëshen të merrte gjithë ditën, deri në Milot me tren dhe pastaj merrnim autobusat e linjës. Ju përgjigja menjëhere emërimit megjithëse Mirdita kishte namin e keq për Tiranasit, sepse Komiteti I Partisë dhe ai Ekzekutiv të lejonin për t’u kthyer në Tiranë me shumë shumë vështirësi. Ruaj kujtime shumë të mira për vendasit që ishin shumë dashamirës me ne të ardhurit nga Tirana, Durrësi, Vlora apo qytete të tjera të jugut, por sidomos për mua që më njihnin nga volejbolli, pasi Rrësheni kishte ekip volejbolli në kategorinë e parë për të rejat në kohën kur unë luaja me ekipin e të rejave!
2 Korriku i 1990-s, kur u hapën ambasadat, më gjeti në muajin e fundit të shtatzanisë dhe 10 ditë më pas lindi vajza ime e vetme, që unë e mendoja dhe e shikoja sikur solli demokracinë në vënd. Unë atëhere punoja si auditore e Albtransportit/ Aeroportit Rinas. Pata fatin e madh të takoj e të bekohem nga Nënë Tereza, kur arriti për herë të parë në Atdhe. Unë qëndroja tek këmbët e avionit nga ku u ul Nënë Teresa, qe nuk e dija në atë kohë veprimtarinë e asaj Hyjnije pasi rregjimi i mëparshëm nuk e lejonte praktimin e fesë!
Më pas, me privatizimin e ekonomisë, shoqëritë ajrore që vepronin deri atëhere nën ombrelkën e Albtransportit, filluan të krijonin zyrat e tyre të pavarura dhe unë mora ofertë nga Swissair Airline që të drejtoja zyrën e tyre dhe financat deri më 1994. Më pas e pasurova eksperiencën time me zyrën e FMNsë në Tiranë dhe në Sana’a, Yemen 1997-1999!
Më 1995-1996 shkova me studime në Kanada në Degën Travel & Tourism dhe mbarova me rezultate shumë të larta, ndaj dhe më mbajtën Assistente Pedagoge 1996-1997
Gjatë viteve 1999-2001 kam punuar në Tiranë si Konsulente e jashtme e Ambasadës Amerikane dhe Kanadeze si edhe e disa OJQ-ve. Gjithashtu gjatë Luftës së Kosovës punova me stacionin Amerikan të lajmeve NBC News ku u vlerësova për aftësitë e mija drejtuese dhe zgjidhëse e aftë problematikash, për të cilat ato i dhanë në emisionin e tyre. Pas çlirimit të Kosovës, isha manaxhere e marrëdhënieve me publikun në një grup Shqipëtarësh që punuam për hapjen e Panairit të Parë Industrial në Prishtinë me 8 vende të rajonit/Europës që ishte një sukses i plotë pavarësisht vështirësive të kohës.gjithashtu manaxhova një projekt të Qeverisë Zviceriane pë çminimin e kufirit verior të Shqipërisë e Kosoves.
Më 2001 emigrova në Kanada. Në LinkedIn gjeni CV time profesionale! Çdo vit që jam kthyer për të vizituar familjen, nga malli nuk më dukej keq gjëndja, por njerzit nuk pushonin duke m’u ankuar dhe shprehja “pse erdhe, ne duam të ikim” mua më ka therur në zemër. Kjo u bë shkaku pse unë hapa edhe Faqen në Facebook “Shqipëtarët – Zëri i Arsyes” si një faqe që t’i shërbente komunitet në zgjidhjen e problematikave ditore. Ndonjë here thjeshtë një fjalë e duhur në kohë të duhur të ndihmon me idetë e tua për të realizuar atë që don. Historia vazhdon….. Uroj që atdhetarët të bashkuar të harrojnë “Unin” e tyre dhe me sy e zë kritik të bashkohemi në mënyrë që të bëhemi faktor dëgjues për ndërtimin e rendit demokratik të vërtet në vendin tonë. Të mos lejojmë vjedhjen e votës apo shit-blerjen e saj! Të përfaqësohemi nga bijtë e bijat më të mirë të këtij vendi. Trurin e Shqipëtarit po e shfrytëzon bota, pse jo vendi ku ai/ajo lindi?
E juaja,
Ira S. Kurti