Rudina Hajdari e Astrit Patozi krijojnë parti të re, ja emri

Krijohet një tjetër parti e djathtë. Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë themeluesit e partisë së fundit politike që do të regjistrohet në fillim të javës së ardhshme dhe do të mbajë emrin Bindja Demokratike.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se deputetja Hajdari ka mbledhur grupin parlamentar të krijuar nga deputetët e rinj dhe është diskutuar mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.
Pikërisht në këtë mbledhje u vendos edhe krijimi i Partisë Bindja Demokratike.Partia do të regjistrohet të martën në KQZ dhe Gjykatë.