Krahas vendimit për nisjen e protestave, mbledhja e sotme e kryesisë së Partisë Demokratike ka marrë edhe tre vendime të tjera.
Burime pranë PD-së thanë se në Partinë Demokratike do nisë funksionimin “Bërthama e Digjitalizimit”. Koordinatore Kombëtare e Digjitalizimit është emëruar Ina Zhupa. Një tjetër vendim është ai i evidentimit dhe thirrjes së gjithë ish-funksionarëve dhe ish-drejtuesve të PD që nga 1991 e këtej, sipas degëve.
Vendimet që u morën në mbledhjen e kryesisë së PD-së
- Mobilizimi për protestat. Nga data 4 shkurt protestë në gjithë Shqipëri me kalendar. Në datë 16 shkurt, protestë kombëtare në Tiranë.
- Krijimi i bordeve këshilloje pranë degëve të partisë sipas statutit me personalitete të fushave.
- Ngrihet pranë PDSH: Bërthama e Digjitalizimit. Zëdhënësja e Partisë Ina Zhupa emërohet edhe Koordinatore Kombëtare e Dixhitalizimit.
- Evidentimi dhe thirrja e gjithë ish-funksionarëve dhe ish drejtuesve të PD që nga 1991 e këtej, sipas degëve.