Të hapësh dritaret në mëngjes për të ajrosur dhomën është e gabuar, ja përse

Sa herë dalim në qytete të mëdha, ndjejmë mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut.

Por çfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë: Ja disa këshilla që mund të vlejnë për gjithsecilin.

Lani shpesh flokët Kur futemi në shtëpi gjëjae parë që vëmë re është se flokët tanë mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi.

Hapim dritaret për të ajrosur dhomën. Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.